Lajme
Arrestohen dy persona, sulmuan fizikisht një grua në Prishtinë
Demokracia
18:58 | 19 Prill 2025

Share:

Dy persona janë arrestuar pasi rreth orës 04:00 të mëngjesit dyshohet se e kanë sulmuar një grua.

Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët bënë të ditur se viktima ka përfunduar në spital.

“Prokurori kujdestar ka ndaluar dy persona në mbajtje për 48 orë  dhe për momentin janë duke u zhvilluar hetimet më tutje”, tha Prokuroria për Klankosova.tv.

Nga ana e policisë, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025