Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që kanë sulmuar zyrtarët policorë, në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të policisë të arrestuarit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti-COVID kanë sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Demokracia.com.
“Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan, 23.02.2021-00:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas turk pasi që të njëjtit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/