Lajme
Arrestohen dy persona në Ferizaj
Demokracia
08:29 | 15 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, më datën 14:07.2023 rreth orës 16:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj ishte një përleshje në mes dy personave.

“Patrullat e policisë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arrestuar dy persona (vëllezër) H.S (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe V.S (M/K) i moshës 47 vjeçar, tek ky i fundit është gjetur, e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë)”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Policia, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

Të ngjashme