Lajme
Arrestohen dy persona në Ferizaj, bënë për spital një tjetër
Demokracia
22:41 | 23 Qershor 2023

Share:

Dy persona janë arrestuar këtë të premte në fshatin Nerodime të Ferizajt, pasi dyshohen për lëndim trupor.

Policia njofton se të dyshuarit I.N i moshës 64-vjeçare dhe B.N i moshës 40 vjeçare, pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K i moshës 35-vjeçar.

Këtë të fundit thuhet se për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Të ngjashme