Lajme
Arrestohen dy persona, dyshohet se ditë më parë therën me thikë një 19-vjeçar në Drenas
Demokracia
17:18 | 08 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Të premten e kaluar, saktësisht më 5 shkurt, rreth orës 13:00 ishte therur me thikë një 19-vjeçar në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, raporton Demorkacia.com.

Lexo edhe: 

Theret me thikë një 19-vjeçar në Drenas, policia jep detaje

Tre ditë më parë, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“ Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin tentim vrasje që ka ndodhë javën e kaluar në Drenas.  Personat e dyshuar janë: H. Sh., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.B., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka treguar Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se pas intervistimit të dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme