Lajme
Arrestohen 8 policë kufitarë në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Demokracia
08:51 | 25 Prill 2024

Share:

Ndaj 27 shtetasve të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale dhe, sipas Saranoviqit, janë duke u arrestuar,

Ky aksion, thotë ai, ka zgjatur pesë muaj.

“Provat tregojnë se policët e arrestuar kanë marrë para për një kohë të gjatë nga udhëtarët që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Saranoviq në një konferencë për shtyp.

“Vendet zyrtare janë duke u kontrolluar dhe sipas informacioneve jozyrtare, përveç provave materiale që kemi deri më tani, do të ketë edhe prova shtesë që do ta vërtetojnë më tej këtë”, theksoi ai.

Saranoviq ka theksuar se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar rregulloren për kontrollin e pasurisë, të ardhurave dhe stilit të jetesës së policëve.

Të ngjashme