Lajme
Arrestohen 15 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz
Demokracia
12:25 | 25 Janar 2022

Share:

Gjithsej 15 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë.

Ata u arrestuan për shkak të dyshimit për organizim të bixhozit të paligjshëm, shkruan Demokracia.com.

Ata u kapën në një banesë në këtë qytet.

Nga 15 të arrestuarit, prokurori urdhëroi që vetëm njëri prej tyre të ndalohet për 48 orë.

Bëhet fjalë për P.Gj, i lindur në vitin 1975.

Ndërkaq, 14 të prangosurit e tjerë u liruan në procedurë të rregullt. Ndërsa, në cilësi të provave materiale, Policia njofton se janë konfiskuar:
-Tavolinë e bixhozit,

-Roleta për lojë,

-Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).

Po ashtu të gjithë personave të përshirë në atë veprimtari u janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

 

Të ngjashme