20 punëtorë të tjerë të këtij aeroporti janë duke u hetuar për të njëjtin rast. Aeroporti i Tenerifes menaxhon 11 milionë udhëtarë çdo vit, shumica prej tyre turistë evropianë që kalojnë pushimet në vendet më të nxehta. Hetimi ka nisur pasi një udhëtar u ankua se i mungonin gjësendet në valixhe, ka njoftuar policia spanjolle. Vjedhja ka ndodhur në bagazhin e aeroplanëve.
Hajdutët hapnin me forcë valixhet, merrnin gjësendet me vlerë dhe më pas i mbyllnin përsëri. Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 29 orë të dorës, 120 bizhuteri, 22 telefona dhe pajisje të tjera elektronike. Gjësendet e vjedhura shiteshin në internet.