Lajme
Arrestimi i “Ridit” e dy zyrtarëve të MINT: Dyshimi i Prokurorisë; çfarë dënimi parashihet sipas ligjit?
Demokracia
17:02 | 18 Gusht 2023

Share:

Sot janë arrestuar tre persona në lidhje me aferën e grurit dhe vajit, të cilat i publikoi kohë më parë gazeta Nacionale. Në mesin e të arrestuarve është edhe Ridvan Muharremi, pronari i furrës/restoranit “Bukë e Zemër”, ku kryeministri Albin Kurti darkon e drekon herë pas here.

Në lidhje me këto arrestime, komunikatë ka lëshuar Prokuroria Speciale, në mandatin e së cilës është kjo çështje. Aty thuhet se personat e arrestuar dyshohen veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’.”

Meqenëse rasti është ende ën fazë të hershme, dyshimet e akuzat mund të ndryshojnë, gjatë procedurës. Megjithatë le të shohim pak në ligj, se çfarë sanksione parashihen për veprat e lartëpërmendura nga Prokuroria.

Keqperodrimi i detyrës zyrtare

Kjo vepër, sipas nenit 414, mund të sanksionohet me dënim deri në 10 vjet burgim; nëse dëmi e kalon shifrën mbi 5 mijë euro. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

 

Kujtojmë se sipas raportimeve në media, keqperdorimi për të cilën dyshohet të ketë ndodhur me rezervat shtetërore, kap vlerën e 300 mijë euorve.

Ndihma

Ndihma në kryrjen e veprave penale, gjithashtu është e sanksionueshme me ligj, por vlenë sanksion më i butë, se sa kryrësi.

Reagimi i MINT

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, dy zyrtarët të së cilës janë arrestuar sot gjatë aksionit policor.

MINT ka theksuar se mirëpret këtë hetim, ndonëse kanë shtuar se furnizimet me rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.” – shkruan aty.

“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast.” – vazhdon MINT.

Dyshimet ndaj të arrestuarve

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës e sot ka treguar se Ridvan Muharremi, pronar i furrës së shndërruar në restorant “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, janë arrestuar.

Në njoftimin e prokurorisë është treguar për veprat që dyshohet të arrestuarit.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’.”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Më tej, është treguar edhe për provat që janë sekuestruar nga vendet e bastisura.

“Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.”, është thënë në njoftim.

Muajin e kaluar, gazeta Nacionale ka publikuar një përgjim ku flitej për keqpedorim të rezervave shtetërore.

Në audio-incizim dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë.

Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, mikun e kryeministrit Albin Kurti, të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.

Aty tregohej se kompania polake prej të cilës ishte blerë vaji për Rezervën Shtetërore, i cili dyshohet që nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë, quhej “Xanto” dhe ajo nuk ishte lajmëruar më.

Veprimtaria e kësaj kompanie ishte “krejt diçka tjetër”, dhe nuk kishte të bënte asgjë me vajin. Për furnizimin e rezervës shtetërore me vaj ishin ndarë rreth 300 mijë euro.

Gjithashtu, Nacionale ka publikuar shkrime që kanë të bëjnë me keqpërdorim të fondeve që ishin ndarë për grurë./Nacionale

Të ngjashme