Lajme
Arrestimi i Jankoviqit, Haradinaj: Kosova duhet t`i jap ultimatum të prerë Serbisë
Demokracia
13:49 | 18 Prill 2024

Share:

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit nga Serbia të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t`i japin ultimatum Serbisë për lirimin e tij.

Në të kundërtën, ka thënë Haradinaj, edhe Kosova duhet t`i arrestojë pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, nëse hyjnë në Kosovë.

“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zv. Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës. Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJD do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme