Lajme
Arrestimi i dy personave në xhaminë e Mitrovicës, deklarohet imami Enis Rama: Ishin turistë, njëri e kishte shenjën e kryqit në gjoksin e tij
Demokracia
16:07 | 13 Tetor 2023

Share:

Në ditën e bekuar të myslimaneve, të premten, u raportuar për arrestimin e dy personave te Xhamia e Madhe në Mitrovicë.

Një numër i madh policësh kishin shkuar në vendngjarje, për shkak të dyshimeve, ku kishin kontrolluar çantat e personave të dyshimtë.

Imami i kësaj xhamie, Enis Rama ka folur për media rreth këtij rasti.

Sipas tij, turistët kishin shenjën e kryqit të ekspozuar dhe ishin ulur në mesin e besimtarëve.

“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve”, tha ai.

Të ngjashme