Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar një prej aksioneve më të mëdha kundër zyrtarëve të uniformuar, policë kufitarë dhe doganierë.
Demokracia.com ka mësuar se hetimet për rreth 50 policë kufitarë e doganierë kishin filluar para një viti e gjysmë dhe ai shtrihet edhe në Republikën e Shqipërisë, ku paralelisht janë duke u zhvilluar hetime edhe nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Demokracia.com ka mësuar se bëhet fjalë edhe grupe të mëdha të krimit të organizuar, të cilat janë asistuar edhe nga policët kufitarë për futjen ilegale edhe të sasive të mëdha të drogës në Kosovë.
Arrestime në të ardhmen lidhur me këtë operacion priten të ndodhin edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë./Demokracia.com/