ShowBiz
Arresohet 52-vjeçari i cili u përpoq të hynte në apartamentin e këngëtares së famshme
Demokracia
20:04 | 19 Prill 2021

Share:

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar pasi po përpiqej të hynte në apartamentin e Taylor Swift në qytetin e New Yorkut.

Hank Johnson u përpoq të hynte me forcë të shtunën rreth orës 20:30, në banesën e këngëtares që ndodhet në rrugën Franklin të qytetit amerikan.

Kjo është vjedhja e dytë në tentativë në rezidencën e Swift në vitet e fundit, sipas mediave amerikane.

Taylor e ka blerë apartamentin në New York në vitin 2015 për 20 milionë dollarë nga Peter Jackson, regjisori i “The Lord of the Rings”.

Man 'stalking' Taylor Swift arrested in New York - BBC News

Të ngjashme