Policia e Kosovës ka njoftuar se është arratisur një person i cili ishte në mbajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, raporton Demokracia.com.
Në njoftimin e policisë thuhet se njësitë relevante janë duke u marrë me rastin.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.