Lajme
Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës
Demokracia
22:25 | 24 Nëntor 2022

Share:

Një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I burgosuri, B.R., u arratis të enjten rreth orës 19:00.

I njëjti ishtë i dënuar me tre muaj e dhjetë ditë për vjedhje.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth ores 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale, vjedhje.

Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.

Të ngjashme