Lajme
Arratiset një i burgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike
Demokracia
12:40 | 04 Shtator 2021

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH.

Në njoftim thuhet se i njëjti është pranuar në paraburgim IPFK më 03.09.2021 dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme