Lajme
Armin Laschet shefi i ri i CDU-së
Demokracia
12:52 | 16 Janar 2021

Share:

Kryeministri i landit gjerman të North Rhine-Westfalen, Armin Laschet, fitoi sot udhëheqjen e Unionit Kristian-Demokrat (CDU), partisë më të madhe në Bundestagun gjerman (CDU), duke mundur avokatin e pasur të korporatave Friedrich Merz në një balotazh, raporton Demokracia.com duke u thirrë në mediat ndërkombëtare.

Presidenti i ri i CDU-së, Armin Laschet, falënderoi për besimin e dhënë dhe u shpreh se “CDU nuk është një shfaqje e vetëm një njeriu”, duke nënvizuar se ”sot shumica besojnë së pari tek Angela Merkel dhe pastaj në parti”.

“Duhet ta kthejmë besimin në CDU-në”, u zotua lideri i ri i partisë.

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë (që më është dhënë)”, ka thënë Armin, duke shtuar se “do të angazhohem që edhe në zgjedhjet federale të jetë CDU ajo që do të vendosë për kancelarin e ardhshëm”.

CDU ka udhëhequr qeverinë federale gjermane që nga viti 2005, nën lidershipin e kancelares aktuale Angela Merkel, e cila ka shërbyer si lidere e partisë nga viti 2000 deri më 2018.

Të ngjashme