Lajme
Armëpushim për Ramazan? Kjo është kërkesa e ambasadorit Grundberg në Kombet e Bashkuara
Demokracia
12:49 | 20 Mars 2022

Share:

I dërguar i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Hans Grundberg po diskuton një armëpushim të mundshëm për Jemenin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit që fillon në prill.

Grundberg ka thënë se konsultimet po bëhen dhe është po adresohet situata e rëndë humanitare në Jemen, duke kërkuar kështu armëpushim gjatë Ramazanit, përcjell Demokracia.com.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton me lëvizjen Houthi për një kohë të gjatë tashmë.

Lufta në Jemen ka vrarë me mijëra njerëz deri tani dhe ka lënë vendin në prag të Urisë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme