Lajme
Armëpushim në Mariupol? Putin: Ekonomia ruse e fortë para sanksioneve  
Demokracia
15:12 | 25 Prill 2022

Share:

Moska ka shpallur një armëpushim për të lejuar civilët të largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut “Azovstal” në Mariupol në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Agjencia Interfax saktëson se korridori humanitar do të jetë në fuqi duke filluar nga ora 14:00 e sotme me orën lokale.

Burimet thonë se disa civilë janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në uzinë, të cilët kanë qenë atje që nga fundi i muajit shkurt.

Vladimir Putin tha se SHBA dhe BE po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë nga brenda.

Sipas tij, ata nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë, pasi shoqëria ruse ka treguar pjekurinë e saj dhe mbështetjen  për forcat e armatosura.

Putin tha se ishte i befasuar nga diplomatët amerikanë dhe evropianë që përdorin satelitët e tyre ukrainas për të arritur fitoren në fushën e betejës.

“Është një diplomaci e çuditshme, diplomatët duhet të kërkojnë zgjidhje diplomatike”, tha Putin, duke thënë se në këtë “Perëndimi po tregon të gjithë të kaluarën e tij koloniale”.

Ekonomia ruse është në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore. Ky ishte kuptimi i mesazhit nga presidenti rus në një konferencë shtypi, shkruan Gazeta Si.

“Ekonomia ruse me siguri i ka të gjitha aftësitë për të operuar në mënyrë të qëndrueshme dhe pa dështime edhe në realitete të reja”, tha ai.

Putin theksoi e deri tani “në Rusi, knë mbërritur rreth 1 milion refugjatë ukrainas”.

Të ngjashme