Pas shumë kohësh, një prej figurave më të dashura nga bota e muzikës, Armend Rexhepagiqi, do të mbajë koncert në Prishtinë.
Ngjarja do të mbahet në Klan Arena, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinë, transmeton Demokracia.com
Koncerti është titulluar “Edhe njëherë” dhe do të mbahet me datën 28 shkurt në ora 20:45.
Po sjellim për ju njoftimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës:
Koncerti është titulluar “Edhe njëherë” dhe do të mbahet me datën 28 shkurt në ora 20:45.
Komuna e Prishtines në bashkëpunim me KLAN ARENA prezanton performancën muzikore live të artistit tonë të dashur, Armend Rexhepagiqi, i cili na vjen EDHE NJË HERË në mënyrë fantastike në këtë periudhë kohore me një performancë të veçantë për ne, për muzikën dhe kulturën në pergjithësi.
Performanca do të mbahet me 28 Shkurt nga ora 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në:
KLAN KOSOVA TV
Facebook LIVE:
Komuna e Prishtinës
Shpend Ahmeti
Klan Kosova
Performanca muzikore mbështetet poashtu nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporti./Demokracia.com