Lajme
Armend Mujës i del videoja kur ishte kundër Vetëvendosjes, thoshte se Asociacioni është punë e kryer
Demokracia
23:29 | 18 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u bë së fundi temë për deklaratën e tij kundër PDK-së, duke thënë se kjo parti është kundër fondit për Ushtrinë e Kosovës.

Kjo deklaratë nxiti shumë reagime, derisa sonte Mujës i është publikuar një video kur ai fliste si analist para se të bëhej pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Në këtë video, Muja thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet dhe se është punë e kryer.

Ai po ashtu kritikon Vetëvendosjen, që aso kohe ishte në opozitë.

Për më shumë ndiqeni videon:

Të ngjashme