Lajme
Armend Muja sulmon Edi Ramën, por kur hante picën e Haxhiut të PDK-së deklaronte se “Asociacioni nuk ka kthim mbrapa”
Demokracia
17:01 | 08 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, e ka bërë në sulm brutal ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pasi ky i fundit njoftoi se e kishte dërguar një draft të Asociacionin në Berlin e në Paris.

Armend Muja me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, bën disa pretendime e dyshime.

Pretendimi i parë është se Rama kishte shpërfaqur dhe forcuar “Asociacionin” e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Një tjetër është edhe pretendimi se Rama do të duhej të ishte “fort i kapur diku për krim e korrupsion”.

Por, kujtojmë se Muja në të kaluarën kishte qëndrim krejtësisht tjetër për Asociacionin:

“Asociacioni u kriju, nuk ka kthim mbrapa. Ai është nënshkru… vetëm jemi te detajet e implementimit. Në mendjen e kërkujna nuk ekziston nëse duhet të jetë, por çfarë duhet të jetë…” – thoshte Muja në cilësinë e analistit.

Të ngjashme