Lajme
Armend Muja: Rryma nisi të shtrenjtohej para fitores së 14 shkurtit, në janar të vitit 2021
Demokracia
23:56 | 05 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli rreth çështjes së blerjes së rrymës me tarifa të larta.

Ai theksoi se procesi tarifor fillon në shtator për vitin 2021 deri në dhjetor 2022 dhe se sipas tij ZRRE–ja funksionon në bazë të ligjit, i pranon propozimet e KOST-it, KEDS-it, dhe ju thotë sillni ju propozimet se si duhet të jenë tarifat midis shtatorit dhe dhjetorit.

“Në dhjetor ZRRE mblidhet dhe i trajton këto deri në janar, pastaj në janar deri në shkurt del me vendimin përfundimtar”, tha deputeti i VV-së në Tëvë1.

Muja tha se në atë kohë Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet dhe se sipas tij, opozita e tashme është dashur ta trajtoj këtë çështjen e shtrenjtimit të rrymës.

“Ne kemi ardhur në pushtet në prill të vitit 2021, këta është dashtë me e trajtu sepse rryma ka filluar të shtrenjtohet në bursën e Hungarisë nga 15 janari i vitit 2021 dhe deri në prill kur kemi ardhur ne në pushtet ka filluar shtrenjtimi i energjisë”, tha tutje ai.

Të ngjashme