Lajme
Armend Mehaj ndalon pirjen e duhanit në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes
Demokracia
13:01 | 25 Mars 2021

Share:

Ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të kësaj ministrie.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

“Ju konfirmojë se brenda ambientit të Ministrisë së Mbrojtjes, është ndaluar pirja e duhanit”, tha Shala.

Kujtojmë se Mehaj është emëruar ministër i Mbrojtjes të hënën kur edhe është zgjedhur Qeveria Kurti 2, ndërsa zëvendësministër i tij është emëruar Enver Dugolli./Demokraci.com/

Të ngjashme