Lajme
Armë e municione gjenden në një fshat të Vushtrrisë, policia jep detaje të tjera
Demokracia
09:27 | 17 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion ditën e hënë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur person derisa ka qenë duke mbledhë hekurina në një vend ku hidhen mbeturinat ka gjetur një armë zjarri dhe mjete shpërthyese.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Prelluzha është fshati i banuar nga serbët.

Pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, policia ka vazhduar me bastisje në disa lokacione në veri ku edhe ka sekuestruar sasi të madhe të armatimit dhe municionit.

Të ngjashme