Lajme
Armë automatike, pushkë ajrore, pistoleta – Policia arreston një person për “armëmbajtje pa leje”
Demokracia
21:26 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar te armëve”.

Në kumtesën për media, thotë se rasti ka ndodhur me datën 14.12. 2023 rreth orës 20:13.

“Në nen të Stacionit Policor në Vitomericë ёshtё raportuar se në fshatin Ozdrim – Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas një pune intensive nga ana e Policisë së Nen Stacionit në Vitomericë, me datë 19. 12. 2023 rreth orës 11:47 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• Nje pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm +nje karikator i se njejtes arme
• Nje pushke gjuetie gjysem-automatike,model R570 M,kal.12mm.
• Nje pushke ajrore ,,Perfecta ,Mod.45 kal.4.5mm
• Nje pistolete Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i se njejtes
• Nje pistolete M-57 kaliber.7.62x25mm +nje karikator i se njejtes arme
• Nje pistolete me gaz Blow C06 kaliber 9mm PAK +nje karikator i se njejtes
• 16 fisheke kaliber 7.62×25 mm
• 13 fisheke kaliber 6.35mmm
• 93 fisheke kaliber 7.62x39mm
• 1 kuti me diablla kaliber 4.5mm
• 47 fishek me gas kaliber 9 mm PAk
• 14 fishek per pushke gjuetie kaliber 12mm
• 3 gezhoja kaliber 7.62x39mm
• 1 gezhoje per pushke gjuetie kaliber 12mm
• 1 shenjester optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD
• 1 thike ngjyre e zeze me numer MF12 me futroll
• Nje leje e armes se gjuetise ne emer te Albert Talaj.

Të ngjashme