Sport
Armando Duka: Futbolli në Kosovë po ecën me hapa gjigand, federata atje po bën punë kolosale
Demokracia
10:22 | 01 Shtator 2022

Share:

Në një video që dje ka qarkulluar nëpër rrjete sociale e media, ku shihet i pari i Federates se Futbollit Shqiptare, Armando Duka duke folur për radhitjen e re të ligave shtetetore, e ku ai lavdëron Kosovën për suksesin e arritur, me rastin e ngritjes për disa vende, madje duke e tejkaluar Shqipërinë e udhëhequr nga po Duka.

E teksa është komentuar kjo deklaratë e Dukas, ku përveq punës së njerëzve të futbollit, federatës dhe klubeve, presidenti Duka “fajtore” për suksesin e Kosovës e bën edhe ligjin e sponzorizimit i cili sipas tij, futbollin në Kosovë e ka ngritur ne tjetër nivel.

E si per çudi, siç ndodhë jo rrallë, nëpër komente mes tifozëve, deklarata e të parit të futbollit shqiptar është tentuar të devijohet duhet u transmetuar si inati apo ngjashem nga z. Duka per suksesin e Kosoves dhe tejkalimin e Shqiperise.

Ne lidhje me keto dilema, Duka ekskluzivisht per “Presheva Jone” ka deklaruar i habitur me kete teme te ngritur per diskutim, ku duke qeshur ka thene se kjo gje nuk ka kuptim, absolutisht une ia njoh punen Federates se Futbollit te Kosoves dhe mikut tim Ademi qe siç e thote vete Duka, eshte nje pasionant i futbollit.

“Hahaha nga doli kjo tash. Absolutisht jo, une isha i qarte, Kosova si federate e sapopranuar ka bere hapa gjigand, per me pak se tre vite na ka kaluar per disa vende, kjo si rezultat i punes se federates por edhe i ligjit te sponzorizimit. Kosova eshte shembull per tu ndjekur, hapat me te cilat po ecen jane gjigand e sukseset kolosle”, ka thene Duka.

Të ngjashme