Sport
Armando Broja rikthehet në stërvitje, i gatshëm të ndihmojë Southamptonin në fundjavë
Demokracia
11:29 | 04 Nëntor 2021

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Southamptoni.

20-vjeçari mungoi në dy përballjet e fundit për skuadrën e tij për shkak të një lëndimi që tashmë e ka lënë prapa.

Është vetë klubi anglez që ka publikuar disa fotografi të “bomberit” shqiptar në stërvitje.

“Broja është kthyer”, ka njoftuar shkurtimisht klubi i Southamptonit duke gëzuar tifozët.

Broja raportohet se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në fundjavë kur takohet me Aston Villën.

Futbollisti shqiptar është aktivizuar në gjashtë përballje këtë edicion, ndër të cilat ka realizuar dy gola.

Broja është i huzuar te Southamptoni nga Chelsea deri në fund të edicionit. /Demokracia.com

Të ngjashme