Sport
Armando Broja pranë largimit nga Chelsea, klubi i njohur anglez pranë arritjes së marrëveshjes me futbollistin shqiptar
Demokracia
16:18 | 18 Korrik 2022

Share:

Armando Broja mund të ndryshojë ambient për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi nga Shqipëria është në pronësi të Chelseat, derisa edicionin e kaluar ishte i huazuar te Southamptoni.

Te Southamptoni, reprezentuesi i Shqipërisë shkëlqeu duke qenë vendimtar në shumë ndeshje.

Por, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano thotë se Broja mund të mbetet në Londër, por jo te Chelsea.

Sipas Romanos, West Hami është pranë arritjes së marrëveshjes me Brojën për kushtet personale, derisa po vazhdojnë bisedimet me Chelsean.

Përpos West Hamit, ka edhe shumë klube tjera të interesuara për shqiptarin./Demokracia.com/

Të ngjashme