Sport
Armando Broja po rikthehet te Chelsea, u dërgon mesazh të gjatë tifozëve të Southamptonit
Demokracia
14:24 | 23 Maj 2022

Share:

Armando Broja po rikthehet te Chelsea, u dërgon mesazh të gjatë tifozëve të Southamptonit

Armando Broja ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Southampton në Premier League, teksa paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e disa ekipeve të mëdha.

“Xhevahiri” shqiptar tashmë i jep fund aventurës së tij me Southampton, ndërsa do të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e tij.

Sulmuesi shqiptarë ka bërë një postim në Instagram ku falënderon të gjithë që e ndihmuan të rritet, ndërsa thekson se për 20-vjeçarin të gjithë u bënë si një familje.

“Unë thjesht dua të filloj duke thënë se çfarë sezoni i mrekullueshëm për mua dhe familjen time personalisht. Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por pa marrë parasysh se çfarë kisha familje dhe njerëz të mrekullueshëm që më ndihmonin ta kaloja atë”.

“Dua të them gjithashtu një faleminderit masivisht @southamptonfc dhe fansave të mrekullueshëm që më lejuan dhe që kishin besimin tek unë të tregoj atë që mund të bëj. Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më tregove mua dhe ekipi. Së fundi dua të them shumë faleminderit për lojtarët që ju djema më mësuat aq shumë këtë vit”, shkroi Broja në rrjetin social./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Të ngjashme