Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet në Chelsea gjatë këtyre ditëve.
Ky kthim i hershëm i Brojës te Blutë e Londrës ka të bëjë me lëndimin që pësoi ylli “kuqezi” ditë më parë.
Lajmin e konfirmoi edhe trajneri David Moyes pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Aston Villas.
“Ne mendojmë se ai do jetë jashtë fushave për më shumë se 10 apo 12 javë. Janë ligamentët e kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ai ndoshta do të rikteheht te Chelsea”, u shpreh David Moyes.
23-vjeçari me ekipin e Evertonit ka arritur t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje (jo si startues), duke mos lënë gjurmë, transmeton indeksonline.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar me Blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2028. Ai do të rikuperohet në Cobham dhe me shpresë të madhe do jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Shqipërisë.