Vitesse është kualifikuar në finale të Kupës së Holandës e quajtur ndryshe “KNVB Beker”.
Në kuadër të fazës gjysmëfinale, Vitesse është përballur me Venlon, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në “GelreDome” i takoi Vitesses me rezultat të pastër, 2:0.
Armando Broja (’76), sulmuesi i Shqipërisë, shënoi golin e parë, derisa të dytin e shënoi Tannane në minutën e 84-t.
Me këtë fitore, Vittese kualifikohet në finale. /Demokracia.com
⚽ Goal Vitesse! Met een fraaie kopbal zet Broja de Arnhemmers op voorsprong. Is dit de goal die Vitesse naar de finale brengt?
📺 ESPN
#️⃣ #vitvvv pic.twitter.com/lK7j7wMxsm— ESPN NL (@ESPNnl) March 2, 2021