Armand Duka paraditen e sotme ishte i ftuar në “Euronews Now”, ku ka folur për paraqitjen e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kreu i FSHF-së ka prekur një sërë temash, ndërsa ka treguar edhe situatën me Brajan Grudën dhe një afrim të mundshëm të tij te kuqezinjtë.
Sa i takon organizimit të europianit të U-21 me Federatën Serbe, Duka ftoi të gjithë ta shikojnë nga ana sportive dhe benefitet që do të ketë vendi ynë për këtë turne. Ndër të tjera nënvizoi se kjo do të ndihmojë edhe Kosovën të marrë statusin e saj.
Kosova sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit është rritur shumë dhe ndeshje pas ndeshje po tregohet pretendente. Duka shprehet i bindur se “dardanët” do të arrijnë “Play-Off”, ku më pas do të sigurojnë edhe ngjitjen në grupin B në Nations League.
Ndërkohë pyetjes së kë futbollist nga Kosova do ta donte te Shqipëria, Duka nuk ngurroi dhe tha emrin e loitjarit që i pëlqen. Pa diksutim është Edon Zhegrova, i cili cilësohet nga tifozët shqiptarë si “Messi i Kosovës”.
“Në nivelin që është skuara shqiptare ëshë e pritshme në cdo lloj ndeshje. Niveli është i tillë që cdo sfidë pritet me emocion. Në Gjeorgji e prisja që të fitonim por edhe mund të kishim rezultat negativ.
Duke vazhduar me të njëjtën logjikë, duke besuar në gjendjen e mirë të skuadrës por edhe kundërshtarëve mbetet e hapur. Kjo nuk do të thotë se Ukraina është skuadra e fundit. Edhe ajo pretendon vendin e parë.
Kemi avantazh që luajmë në shtëpi, skuadra të mos jetë në presion por ta shfrytëzojë si avantazh. Niveli i skuadrave është i barabartë.
Këtu të gjithë rregullojmë dicka. Të gjithë kontribuojmë, të gjithë kemi pjesën tonë në futboll. Ndikimi i presidentit është i ulët me atë që ndikon stafi dhe futbollistët në fushë.
Mua më vjen mirë që Shqipëria e futbollit është në nivelin që mërzitemi shumë me humbjen në Çeki, dhe kjo është arritje e skuadrës sepse e ka vendosur stekën lart. Në Çeki mund të humbin dhe skuadra të mëdha. Ishte një ndeshje jo shumë e mirë që nuk u ngjit në nivelin e skuadrës sonë. Edhe si rezultat i pësimit të golit, nuk u ngjitëm në nivelin e pritshëm. Fakti që skuadra në tre ditë arriti të rikuperojmë dhe presioni karshi skuadrës ishte i madh. Ata djem arritën të rikuperojnë pozitivisht dhe kjo është për tu vlerësuar.
Pordhosja e flamurit shqiptar në Çeki, pse nuk reaguan lojtarët dhe stafi? Futbollisti nëse do të shohë jashtë fushës nuk përqëndrohet. Unë nuk e di nëse i kanë parë. Unë vetë nuk i pashë sesa ishin larg. Këto janë ngjarje sporadike dhe nuk kanë lidhje me lojën. Nuk është kjo sjellja e kultura e popullit çek kundër shqiptarëve. Kjo nuk duhet të ndodhë është e dënueshme. A ka qenë të shtyrë apo të paguar për çfarë arsye kjo u takon organeve kompetente të federatës çeke për ta vertetuar. Mund të kishte një reagim më të shpejtë nga stafi në fushë, por thashë fakti që jemi përqëndruar në ndeshje nuk e kemi parë. Ne nderhymë kur morëm informacionin.
Kjo ndodhi në Çeki dhe tërhoqi vëmendjen dhe nuk pritet. Mund të ketë forca të interesuara për axhenda politike për interes të tyre. Ata mund ta bëjnë kudo. Sjellja e tifozëve gjeorgjiane me ne ishte korrekte në stadium. Do ketë masa. Padyshim që ka masa. Jemi dënuar ne për hymnin gjeorgjian në Tiranë. Dhe për flamujt ne Çeki do të dënohen cekët.
Të gjitha vendet qoftë dhe San Marino ka të njëjtat të drejta si gjermania. Rreglluat janë njëlloj për të gjithë. Solidariteti, bashkëpunimi, intoleranca ndaj racizmit, të gjithë këto komisione që marrin vendime janë nga të gjitha shtetet.