Lifestyle
Arkeologët gjejnë vizatimin më të vjetër në botë të bërë në shpella
Demokracia
09:36 | 14 Janar 2021

Share:

Arkeologët kanë zbuluar vizatimin më të vjetër në botë të gjetur në Indonezi – një derr i egër – që besohet të jetë krijuar 45,500 vjet më parë.

Vizatimi është bërë duke përdorur pigment të kuq të errët, ndërsa dimensionet e vizatimit janë të përmasave reale të një derri raportojnë mediat ndërkombëtare.

Fotografitë u gjetën në shpellën Leang Tedongnge në një luginë të largët në ishullin Sulawesi.

Ky vizatim siguron provat më të hershme të vendosjes së njerëzve në rajonit.

“Njerëzit që e bënë atë ishin plotësisht modernë, tamam si ne, kishin të gjithë kapacitetin dhe mjetet për të bërë çdo pikturë që u pëlqente,” tha Maxime Aubert, bashkëautore e raportit të botuar në revistën Science Advances .

Të ngjashme