ShowBiz
Arjola publikon foto nga shtëpia që i dhuroi “Top Channel”
Demokracia
13:41 | 21 Nëntor 2022

Share:

Qysh nga përfundimi i “Big Brother VIP”, pyetja më e shpeshta që është bërë është se çfarë ka ndodhur me shtëpinë e dhuruar nga “Top Channel” për Arjola Demirin.

Së fundi, aktorja ka shuar kureshtjen e të gjithëve lidhur me këtë.

Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ajo është pyetur lidhur me shtëpinë.

Aktorja ka zbuluar se shtëpia do të jetë gati në qershor të vitit 2023.

Ajo gjithashtu ka nxjerrë fotot e shtëpisë për herë të parë.

“Kjo është pamja nga shtëpia jonë. Sigurisht siç e kam thënë është në ndërtim dhe përfundon në Qershor 2023”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme