ShowBiz
Arjola Demiri reagon ashpër pas kritikave që mori për vallëzimin sensual në kishë: Na keni kënaqur me moral që s’di as sa e blini
Demokracia
13:19 | 22 Qershor 2023

Share:

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë mjaft e përfolur këto ditë në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke kërcyer dhe bërë lëvizje sensuale në një kishë.

E veshur me një fustan të zi me prerje anash, aktorja tropojane është dukur mjaft atraktive në videon e publikuar, e cila ka marrë kritike të shumta.

Shumë prej ndjekësve e cilësuan si veprim nënçmues këtë vallëzim të sajin në kishë, gjersa edhe vet aktorja u detyrua të bëjë një reagim lidhur me këto komente.

Ajo shkroi një sqarim te hapësira për komente, duke treguar se kisha në fjalë ka qenë lokacioni ku është mbajtur një organizim, ku gëzimet e festimet nuk kanë munguar.

“Për të gjithë këta moralistët që mban kjo tokë e sidomos këta që shohin veprimet e mia me llupë e i zmadhojnë e i bëjnë ‘Allahu na ruajtë’, veprimet e veta nuk i shohin se nuk iu del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm ‘Albanian Roots’ ku festuan, kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar, të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo, se unë nuk bën, po ikni ore shihni punët e juaja se na keni kënaq fare me këto morale që s’di ku i bleni, sa ju kushton kilogrami se i shisni shtrenjte, a kështu i bleni shumë lirë”, ka shkruar Demiri në reagimin e saj.

Arjola përndryshe e realizoi videon në fjalë në kishën “The Riverside Church” të Mahnattanit, ku çdo vit shqiptarët organizojnë eventin e tyre.

Të ngjashme