Lajme
Arifi: Të bashkohemi për ndryshim pozitiv të Luginës së Preshevës
Demokracia
12:51 | 28 Mars 2021

Share:

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi ka deklaruar se sot do të përfundojë odiseja e nisur kohë më parë. Ai pasi ka votuar në fshatin e tij të lindjes në Tërrnavë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive për të votuar.

Ka votuar sot edhe kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. Ai, gjithashtu ka ftuar qytetarët që të bashkohen për ndryshimin pozitiv të luginës.

“Ne sot po përfundojmë një udhëtim, një odise që ka filluar qysh më herët. Edhe në këto kushte klimatike edhe në atmosferë demokratike, sot e përfunduam obligimin si qytetarë. Unë ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të kryejnë obligimin. Të frekuentojnë njësitë zgjedhore për të votuar dhe për politikbërjen e viteve të fundit në komunën tonë. Dhe të bashkohemi në ndryshimin pozitiv dhe vazhdimësisë së qytetit tonë, i cili duhet të përqafohet nga të gjithë në mënyrë prelibishitare”, ka deklaruar ai, raporton kp.

Kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi i shoqëruar me bashkëshorten e tij, ka votuar në njësinë 15 në Tërrnavë.

Kujtojmë se qytetarët e komunës së Preshevës do të votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme lokale, ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal./Demokracia.com/

Të ngjashme