Intervista
Arifi: Shqipërinë e kemi një zë më shumë në OKB, liberalizimi i vizave varet nga Franca
Demokracia
18:18 | 07 Janar 2022

Share:

Profesori universitar, Dritëro Arifi, njohës i integrimeve evropiane, në një intervistë dhënë për Periskopin ka komentuar anëtarsimin e përkohshëm të Shqipërisë në KS(Këshillin e Sigurimit) të OKB-së. Arifi, ka sqaruar edhe arsyet e ngecjes së Kosovës në politikën e jashtme të Kosovës në fushën e integrimeve vropiane.

Sipas tij, aktualisht ne varemi nga Franca në çështjen e liberalizimit të vizave, duke bërë të ditur se ‘topi’ është tek Franca.

Si mund të ndikojë pozitivisht për Kosovën, anëtarësimi i përkohshëm i Shqipërisë në KS të OKB? Perveç koordinimit në mes ministrive të jashtme, a duhet te krijohet ndonjë strategji tjetër e veçante për avancimin e Kosovës?

Dritëro Arifi: Normalisht që në aspektin afatgjate, te diplomacisë shqiptare në përgjithësi do të ndikoj pozitivisht në ri përcaktimin e Shqipërisë në agjendën globale, pra gjithmonë në anën e botës demokratike, sepse OKB më shumë ka vende jodemokratike se sa demokratike edhe brenda Këshillit të Sigurimit(KS). Normalisht i gjithë ky anëtarësim i Shqipërisë në KS do të ndikoj shumë pozitivisht sepse e kemi një zë më shumë dhe nuk është pak, por nuk është e mjaftueshme sepse Ministria e Jashtme e Shqipërise po ashtu ka potencuar se do ti ketë 2 pika kryesore, ato do të jenë psh,  shtyrja apo promovimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor ne skenën politike, dhe pika e dyte avancimi apo procesi i njohjeve për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në këtë pikë Ministria e jashtme e Shqipërisë dhe Kosoves duhet të bashkëpunojnë jashtëzakonisht ngushtë, poashtu Kosova duhet ti ofrojë te gjitha asetet e saj qe i ka në dispozicion në favor të misionit të Shqipërise në KS, nëse bashkëpunojnë në agjenda të ndryshme se si mund të avancohet Kosova, apo si të sjellen njohjet e reja sepse Shqiperia ka akses aty ku Kosova nuk ka dhe kjo gjë është shumë pozitive.

Duke u bazuar në situatën aktuale të politikës së jashtme të Kosovës, nga duhet të fillojë reflektimi në politike të jashtme duke qenë që nuk ka bashkëpunim pozitë-opozitë, në fushën e integrimeve?

Dritëro Arifi: Qeveria e Kosoves duhet të krijoj një klime me të shëndosh, duke ndërlidh një strategji me ekspertët me shoqërinë civile dhe opoziten, duke krijuar një trekëndësh atëherë mund të prodhohen strategji më efektive dhe inteligjente, dhe bashkëpunime më të mira, duke i parë gjithmonë rrethanat ku Kosova mund të bashkëpunoj në aspektin bilateral dhe multilateral.

Sa i përket integrimeve vetëm opozita mund të luaj rol të rëndësishëm sa i përket marrëveshjes së MSA-së, dhe agjendës së reformave evropiane, që duhet të detyroj opozitën t’i rrij gati çdo reforme, pra  duhet të ngritet si çështje pikat ku ka kërkuar Komisioni Evropian.

Shkurtimisht, nëse nuk do të ekzistonte moratorium një-vjeçar si rrjedhojë e Marrëveshjes së Washingtonit (4 shtator 2020), në sa organizata ndërkombëtare mendoni se do të anëtarësohej Kosova nën Qeverinë Kurti?

Dritëro Arifi: Sa i përket çështjes së moratoriumit, Kosova do ta kishte të veshtirë edhe kur te skadon moratoriumi, jo se Kosova nuk ka kapacitete por për shkak të fuqisë politike qe ka vendi ynë, psh  anëtarsimi në Unesco, Interpol, e organizata tjera  pa një bashkëpunim multilateral është shumë vështirë të anëtarësohemi sepse nganjëherë ka shtete që na kanë njohur por nuk na përkrahin.

Cilat mendoni se janë arsyet e hapjes së kapitujve për Serbinë, a nuk janë të informuar Bashkimi Evropian për të kaluarën e krimeve të Serbisë në Ballkan, ka realizuar kriteret e nevojshme , apo ekziston ndikimi nga lindja më specifikisht ndikimi rus?

Dritëro Arifi: Mendoj se janë dy çështje: E para është se BE ka shkelur  çdo parim të vetin, pra parimet fundamentale si psh, vlerat e BE, të drejtat e njeriut, fqinjësisë, etj sepse ka hapur kapitujt me Serbinë duke ditur qe në kushtetuten e Serbisë, ekziston një territor të cilin Serbia nuk e kontrollon, parimi i dytë është që nuk e ka detyruar Serbinë të kërkoj falje për krimet e bëra në Ballkan, duke hezituar të insistoj në këtë pikë.

BE  po mundohet me zor ta integroj Serbinë në botën perëndimore, njëfarë mënyre duke munduar ta largoj nga influencat ruse, por në teren ka ndodhur e kundërta pra është një taktike që nuk ka dhënë rezultate.

Çfarë duhet të bëj qeveria aktuale në lidhje me liberalizimin e vizave, pas përmbushjes së kritereve të kërkuara nga BE, pos lobimit të shteteve skeptike si Franca dhe Holanda?

Dritëro Arifi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, pasi është konfirmuar edhe në raportin e progresit dhe është aprovuar nga Parlamenti Evropian, por problem është politik jo Teknik, sepse tash e sa kohë liberalizimi po lidhet edhe me dialogun me Serbinë që mendoj është padrejtësi e madhe që po na bëhet si shtet.

Franca është pengesa kryesore e jo Holanda, sepse duke ditur fuqinë e Francës brenda BE-së, mjafton që Franca të kërkojë një aprovim dhe shtetet tjera jam i bindur se do ta përkrahin një kërkesë të tillë.

Mendoj se janë dy arsye të skepticizmit francez, e para lidhet me proceset politike të Ballkanit Perëndimor, e dyta me krimin e organizuar kinse ekziston një rrezik nga krimi i organizuar Kosovar, se fundmi duke ditur problemin që kemi pasur me luftëtarët kosovar që kanë shkuar në Siri, pra grupet e ndryshme ekstremiste.

Të ngjashme