Lajme
Arifi me video tregon “kontradiktat e Kurtit në lidhje me vendimet për fondin 2 milionë euro për Luginën”
Demokracia
19:12 | 15 Mars 2023

Share:

Kryetari i Preshëves, Shqiprim Arifi, ka publikuar një video ku tregon për kontradiktat e kryeministrit, Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshëves.

Në këtë video, Arifi ka shpejguar procesin për ndarjen e dy milionë eurove duke thënë se pas shkarkimi të ish-kryetares, Ardita Sinani, ka ndryshuar qasja e Kurtit për këtë fond.

Ai ka thënë se Kurti nuk është përgjigjur në pyetjet e shkresat që kanë dërguar në adresë të tij.

“Kontradiktat e kryeministrit Kurti në lidhje me vendimet për fondin 2 milion euro, dedikuar Luginës së Preshevës!” – ka shkruar Arifi në këtë video.

Ai thotë se këto para kanë përfunduar në xhepat e Ardita Sinanit, Shaip Kamberit dhe të Liburn Aliut.

Video:

Të ngjashme