Lajme
Arifi e quan “dështak” Kurtin: Lexon shumë libra, por nuk praktikon asgjë në terren
Demokracia
23:03 | 12 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se asnjëherë nuk e ka pasur mbështetjen e Kurtit për shqiptarët në Preshevë.

Më tej, ai e ka konsideruar Kurtin si dështak duke nënvizuar se është kërcënim ndaj ndërkombëtarëve.

“Serbët në Veri të Kosovës janë brutalë sepse financohen nga Beogradi. Nuk kemi pasur një Prishtinë mbrapa, ashtu siç i kanë pas serbët në Veri të Kosovës për Beogradin. Asnjë herë nuk e kam dëgjuar Albinin duke folur për pasivizimin e shqiptarëve. Nuk kam pasur asnjë mbështetje nuk e kam pasur vitin e kaluar nga Kurti”.

“Kurtin nuk e kam parë në asnjë moment serioz. Për mua Kurti është një dështak që lexon shumë libra por ama nuk praktikon asgjë në terren dhe realitet. Kurti nuk është një politikan që mundet me na ndihmuar në Luginën e Preshevës dhe është një kërcënim i thellë ndaj ndërkombëtarëve”, tha ai.

Të ngjashme