Avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësime serioze lidhur me nivelin e sigurisë që po i ofrohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Koci ka komentuar një fotografi të Kurtit të rrethuar nga trupa sigurie dhe i mbrojtur me një çadër anti-plumb, duke e cilësuar atë si një “alarm” për gjendjen e sigurisë në vend, raporton Demokracia.com.
“Mbrohet me çadër lufte… dhe atë në qendër të Prishtinës! Nuk është normale. Një Kryeministër që ruhet me çadër anti-plumb. Me mburojë balistike. Me më shumë trupa sigurie se sa një president në gjendje lufte” , shkroi Koci.
Ai ngriti një sërë pyetjesh që, sipas tij, kanë të bëjnë me transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për të ditur nëse ekziston ndonjë kërcënim real ndaj kryeministrit, apo nëse vendi ndodhet në një situatë të rëndë sigurie që po fshihet nga publiku.
“A është ai i rrezikuar? A ka ndonjë kërcënim real për jetën e tij që ne nuk e dimë? Apo jemi si shtet në një situatë të rëndë sigurie, që po fshihet nga publiku?”, pyet Koci, duke shtuar se “askush para tij nuk është ruajtur kështu”.
Statusi plotë: