Sport
Edhe Arianit Ahmeti tërhiqet nga gara për kryetar të FFK-së
Demokracia
21:05 | 15 Mars 2022

Share:

Gramoz Vokrri ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të FFK-së.

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, e bëri këtë njoftim para pak minutave me anë të një postimi në rrjetet sociale.Ai do t’i deponojë nënshkrimet e siguruara nesër në ora 11:00.

Njëri ndër kandidatët e tjerë që kishte shprehur dëshirën për kandidim, Arianit Ahmeti ka thënë se do të largohet nga kandidatura dhe do të jetë në mbështetje të tij.

“Ashtu siç kam deklaruar edhe do të veprojë. Do të largohem nga gara dhe do të jem ushtari i parë i Gramoz Vokrrit”, tha Ahmeti për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë që deri më tash janë dy kandidatë të zyrtarizuar, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.

Të ngjashme