Pas Remzi Ejupit që një ditë më herët e konfirmoi kandidaturën për kryetar të FFK-së, sot zyrtarisht ka dal edhe një tjetër emër që synon postin e të parit të FFK-së, shkruan Demokracia.com
Fjala është për Arianit Ahmetit, ish-zëvendës sekretar i FFK-së i shkarkuar nga FFK-ja, por që më pas Inspektorati i punës e kishte cilësuar si të padrejtë, megjithatë, Ahmeti mbeti i papunë.
Sot Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka siguruar nënshkrimet e 15 klubeve dhe se do të kandidojë për të parin e FFK-së.
Postimi i Arianit Ahmetit
Të nderuar futbolldashës, ju drejtues të klubeve, donator dhe të gjithë komuniteti i futbollit në vendin tonë ju informoj tani më edhe zyrtarisht se do të jem Kandidat për KRYETAR të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Unë kam pritur që FFK zyrtarisht të shpall zgjedhjet për kryetar për të ri-shpallur kandidaturën time të cilën e kam shpallur në Nëtor 2019, atëherë kur sipas Statutit të FFK-së do duhej te mbaheshin zgjedhjet për kryetar të FFK-së në Janar 2020. Mirëpo duke pa qe udhëheqja e aktuale e FFK-së nuk i mbajti zgjedhjet sipas Statuti në vitin 2020, dhe sot nuk është transparente dhe është involvuar në mbledhje të nënshkrime për kandidim për kryetar ende pa u shpall zgjedhjet që tani duhet të mbahen në Korrik 2022.
Ju konfirmoj se kam mbeshtejen e klubeve ( mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga Agim Ademi i cili ia humbi shkelqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë.
Për futbollin tonë është e domosdoshme që zgjedhjet në FFK të jenë të lira, transparente dhe demokratike, e jo zgjedhje të montuara apo të dirigjuar. Gara për kryetarin e FFK-së duhet të jetë për programet më të mira nga të cilat përfiton futbolli dhe jo për klane më të forta nga të cilat përfitojnë individ dhe humb futbolli.
Sinqerisht,
Arianit Ahmeti
Kandidat për Kryetar të FFK-së. /Demokracia.com