Lajme
“Ariani a? E ku ka apliku ai”: Peci zihet sërish në befasi, këshilltari i tij drejt rehatimit si staf civil në Ministrinë e Bujqësisë
Demokracia
10:15 | 16 Maj 2025

Share:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është zënë sërish në befasi. Sërish në T7.

Përderisa muaj më parë, ai u befasua se si motra e zv/ministrit Blerim Gashani ishte punësuar, tash u befasua për një këshilltar të tij.

Arian Bugari, këshilltar i ministrit Peci, është drejt rehatimit si stafi civil në Ministrinë e Bujëqsisë.

E Peci mbrëmë, në fillim tha se s’ka informata.

“Kush është këshilltari im? Nashta ka apliku dikush për besë nuk e di, njerëzit munen me mëndu me gjete angazhim. Ariani? Nuk e di, ka mujt me apliku është e drejtë e tij. E ku ka apliku ai? Ai është një djalë, agronom, mbajtës i familjes”, tha ai.

May be an image of ticket stub, blueprint and text

Të ngjashme