ShowBiz
Ariana Grande lanson bashkëpunimin me Megan Thee Stallion dhe Doja Cat për remiksin e këngës 34+35
Demokracia
10:41 | 15 Janar 2021

Share:

Dje, Ariana Grande njoftoi që do të bëj një remix të këngës “34 + 35”, duke paralajmëruar se do të ketë dy bashkëpunëtorë pa treguar më shumë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Tani, këngëtarja ka zbuluar se Doja Cat dhe Megan Thee Stallion janë artistet që i bashkohen asaj.

“Sonte”, shkruan ajo në tweet-in e njoftimit  dhe duke filluar një numërim mbrapsht për publikimin e këngës së ripunuar.

Kënga “34 + 35” e Ariana Grande ishte pjesë e albumit të saj të fundit, Positions, i cili u publikua më 30 tetor të vitit të kaluar. Në nëntor, u lansua edhe videoklipi, ku këngëtarja luan rolin e një shkencëtares që po tenton të aktivizojë një robot.

Grande tha se teksti është “absolutisht absurde”. “Melodia e kësaj kënge tingëllon në stilin e muzikës së Disney dhe unë mendova se cili do të ishte teksti më kontradiktor që mund të i shkruhet kësaj kënge?”

Remiksi i “34 + 35”, me Megan Thee Stallion dhe Doja Cat, do të dalë në treg më 14 janar.

Të ngjashme