Lajme
Argjentina kundër që Anglia të bëjë stërvitje me FSK-në në Falkland
Demokracia
16:45 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Qeveria e Argjentinës e ka kundërshtuar synimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kryer stërvitje ushtarake së bashku me trupat e Kosovës në ishujt Malvians (të njohur edhe si ishujt Falkland) – një territor Argjentina e konsideron të sajën.

Ministria e Jashtme e thirri ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Buenos Aires, Kirsty Hayes, dhe refuzimi u dha nga Sekretari për Malvinat, Antarktidën dhe Atlantikun e Jugut, Guillermo Carmona dhe nënsekretari për politikën e jashtme, Claudio Rozencëaig, shkruan english.almayadeen.net.

Letra e refuzimit tregon se stërvitjet e synuara ushtarake përfaqësojnë një “shfaqje të pajustifikuar force”, duke shtuar se ajo bie ndesh me kërkesën e OKB-së për të gjetur një zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjen e sovranitetit territorial.

Rozencëaig theksoi se ky aktivitet shkel rezolutën 31/49 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), që i mandaton palët të shmangin marrjen e vendimeve të njëanshme në lidhje me Malvinat.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024