Sport
Argjentina i afrohet finales së Botërorit, avancon me dy gola pas pjesës së parë kundër Kroacisë
Demokracia
20:49 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Kroacisë.

Kombëtarja argjentinase është në avantazh 2:0 kundër Kroacisë në “Lusail Iconic Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Lionel Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 34-të kur realizoi nga penalltia.

Pesë minuta më vonë në skenë doli sulmuesi Alvarez që me një solo-aksion nga mesi i fushës ndëshkoi kroatët.

Fituesi i kësaj sfide luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me fituesin e takimit tjetër gjysmëfinal Francë – Marok./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024