Sport
Argjentina apo Franca? Kush do ta fitojë Botërorin, sipas kompanisë së basteve
Demokracia
14:05 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Kampionatit Botëror “Katar 2022” do t’i vije fundit sot me finalen e madhe që zhvillohet në mes Argjentinës dhe Francës.

Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës me fillim nga ora 16:00, shkruan Demokracia.com.

Argjentina synon të triumfojë pas shumë e shumë vitesh në Botëror, teksa Franca kërkon mbrojtjen e trofeut.

Kompania e madhe e basteve “bet365.com” e ka konsideruar Argjentinën favorite në finale.

Kuota për fitoren e Argjentinës është 2.63, barazimi 3.20, kurse për për triumfin e Francës kuota është 2.88.

Argjentina erdhi në finale pas fitores 3:0 kundër Kroacisë, ndërkaq Franca siguroi finalen e dytë rresht pas triumfit kundër Marokut 2:0./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024