COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:161,157|Bota 267,609,982
Prishtina -1 °C
Lajme
Argjendarët prizrenas kërkojnë më shumë siguri, flet edhe i plagosuri nga incidenti i armatosur
Demokracia
15:45 | 22 Nëntor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Klopp e pranon: Kjo është hera e parë që isha n... Milani nuk mund të kalojë fazën e grupeve të Champions League. Kuqezinjtë janë mundur në sht...

Të hënën, dhjetëra argjendarë prizrenas, kanë mbajtur një protestë para argjendarisë ku të hënën e kaluar grabitës të armatosur kishin plagosur pronarin dhe djalin e tij.

Njëri nga të plagosurit dhe argjendarët e pranishëm bënë thirrje për masa shtesë të sigurisë ndaj këtyre afaristëve ku ata e ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ismet Kasemi tregon për Tv Prizrenin momentet kur ai dhe babai i tij, u sulmuan në argjendarinë e tyre nga grabitës të armatosur të hënën e kaluar, ku për pasojë nga të shtënat ndaj tyre me armë zjarri , ata morën plagë në këmbë dhe pjesë tjera të trupit.

Argjendari i plagosur, thotë se falë Zotit i kanë shpëtuar më të keqes bashkë me babain i tij, i cili po trajtohet ende në Spitalin e Prishtinës, dhe kërkon nga organet përkatëse që të ofrojnë më shumë siguri për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi, për t’iu shmangur ndonjë tragjedie edhe më të madhe me viktima.

Edhe argjendari, Pjetër Gruda, shprehet i shqetësuar për mungesën e sigurisë për të gjitha bizneset që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste përgjatë rrugës ” Adem Jashari”, ku ka ndodhur edhe incidenti i fundit.

Ndërkaq, Isa Ahmeti, thotë se tashmë Policisë i janë dërguar kërkesa konkrete për masa shtesë të sigurisë ndaj argjendarëve, dhe jo vetëm.

Ndryshe, të enjten drejtori i DRP në Prizren, Faton Alija, gjatë një konference për media ku u bë e ditur se Policia ka arrestuar tre të dyshuar për këtë incident të armatosur , tha se organet përkatëse kanë qenë dhe do të jenë në shërbim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

Të gjitha