Sport
Ardian Nuhiu ia bën “përhajër” Ballkanit titullin e kampionit
Demokracia
17:23 | 28 Prill 2022

Share:

Ballkani e ka fituar kryendeshjen e javës kundër Dritës dhe i është afruar edhe më shumë titullit kampion për herë të parë në histori të klubit.

“Portokallezinjtë” triumfuan 3:2 në një ndeshje dramatike ndaj Dritës në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Duke parë se Ballkanin e ndan vetëm një pikë tani nga titulli i kampionit, trajneri i Dritës në prononcim pas ndeshjes ka zgjedhur t’ia urojë atyre trofeun, ende pa e siguruar matematikisht.

“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë. Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme